Aktualitet30 Nëntor 2023, 21:21

Shkarkime ministrash në Kongresin e PS? Lorenc Vangjeli: Kush ka mbi 6 vite mund të largohet, dosjet e SPAK u kanë hapur punë

Shkruar nga Pamfleti

Shkarkime ministrash në Kongresin e PS? Lorenc Vangjeli: Kush ka mbi 6 vite

Analisti Lorenc Vangjeli ka folur për zhvillimet që mund të ndodhin në kongresin e PS më 8 dhjetor, ndërsa la të kuptohej se do këtë ndryshime në qeveri. Sipas tij, lëvizjet e prokurorisë kanë vënë në preion Edi Ramën.

Unë po shkoj shumë më tepër se drejtorët e administratës sa i përket të rrezikuarve në kongres. Logjika më çon në 2018 kur askush s’e priste, kur kishte protesta studentësh, kishte trazim në jetën politike të Tiranës dhe kur dy muaj më vonë u dogjën mandatet e demokratëve, pra kishte shumë tension në parlament, Rama bëri lëvizje radikale në qeverisjen e tij dhe tha se “një ministër nuk mund të rrijë më shumë se 6 vjet në të njëjtën detyrë sepse s’ka çfarë jep më”. E tregon dhe “kompjuteri” se çfarë ka thënë në 2018.

Ndryshe nga ajo që tha Koçi i cili foli për kundërshtarët e socialistëve kriza e të cilëve do shkojë drejt thellimit e jo shërimit, edhe mazhoranca i shikon një pjesë të madhe të tyre të zhytur në këtë nivel me dosje penale. Ai vetë është ende shumë i gjatë dhe s’i ka vajtur niveli deri në grykë. Por ai shikon që disa janë mbytur… Në të gjitha rrethanat ai s’mund të ketë një trupë gjyqësore që e gjykon por qytetarët që votojnë (Për Ramën). Këto janë trupa më e pagabueshme…”, tha Vangjeli.