
Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar i ka treguar vendin drejtorit të këtij institucioni Alfred Pezës. Në mbledhjen e ditës së djeshme, Këshilli Drejtues është përplasur ashpër me Kapterin. Nga burime të brendshme pranë Këshillit, flitet për një krisje përfundimtare midis Këshillit dhe Pezës.
Mësohet se shkaqet e përplasjes kanë qenë shkarkimet e padrejta dhe të jashtëligjshme që ai ka bërë në RTSH, dëmet financiare dhe në dëmet në burime njerëzore që i ka shkaktuar këtij institucioni.
Në mbledhje, Kapteri nuk ka asnjë justifikim që e shmang Pezën nga përgjegjësia dhe shpërdorimi i detyrës që ka bërë në pozicionin që ka pasur. Dështim total i argumenteve të përgatitura nga Drejtori Juridik me njohuri = NUL në çështjet për të cilat e kishte thirrur Këshilli Kapterin. Nuk mund të pritej ndryshe nga një Drejtor Juridik i emëruar me mënyra nepotike dhe pa zbatuar procedurat e konkursit.
Refuzimi nga ana e Këshillit Drejtues të kandidaturave që kishte paraqitur Alfred Peza për Zv. Drejtor të Përgjithshëm dhe Drejtues Njësish, për dy arsye:
a)Paraqitje e një kandidature të vetme për çdo pozicion (si në kohën e komunizmit)
b)Mos përmbushja e kritereve profesionale të kandidatëve:
-Blerta Tafani , Zv. Drejtor i përgjithshëm, mos përmbushje e kritereve profesionale
-Bora Xhanija 26 vjeç, Drejtuese e Njësisë së Programeve, mos përmbushje e asnjë kriteri profesional që duhet të ulet në karrigen ku janë ulur më parë emra si Virgjil Kule dhe i ndjeri Marash Hajati.
-Blerta Gjermeni, Drejtuese e Njësisë së Lajmeve, mos përmbushje e asnjë kriteri profesional
-Edlir Rrapaj, Drejtues i Njësisë Teknike, mos përmbushje e kritereve profesionale
Rrëzimi i kandidaturave për Alfred Pezën ishte një goditje “knockdown” pasi ai ka muaj që Bora Xhanijen dhe Blerta Gjermenin i ka emëruar në këto pozicione, në kundërshtim të çdo rregulloreje, duke shpresuar në miratimin e Këshillit Drejtues.
Sfidohet publikisht Bora Xhanija dhe Alfred Peza, në çfarë të drejte dhe morali vazhdon dhe e mban akoma pozicionin e drejtueses së Njësisë së Programeve në kushtet kur:
a)Është e emëruar pa të drejtë, pa garë dhe pa konkurs
b)Këshilli Drejtues e ka refuzuar kategorikisht emërimin e saj në atë pozicion
Në një institucion i krijuar për të përçuar vlerat te publiku, ajo me anë të Kapterit mban me dhunë pozicionin e punës dhe keqtrajton varësit e vet si të ishte në pronën e Alfred Pezës.
Sfidohet publikisht Blerta Gjermeni, të shprehet publikisht si mund të qëndrojë në një pozicion pune (ku nuk ka qenë emëruar asnjëherë me të drejtë), kur edhe Këshilli Drejtues e ka rrëzuar kandidaturën e saj.
Me çfarë integriteti profesional do iu drejtohet ajo gazetarëve në mëngjes, kur ulet në karrigen e drejtueses me dhunë dhe siç shprehen gazetarët, qeshin nën zë me të. Imazhi i gazetarëve që qeshin nën zë me integritetin e saj profesional dhe mënyra si e ka uzurpuar atë vend pune (pa të drejtë), do e përndjekin atë në çdo mbledhje apo takim me gazetarët, të cilët do e shohin në sy dhe do ia thonë me mendje këtë fakt.
Njësoj sikur ndodh me Alfred Pezën të cilin gjasme e përshëndesin servilët me të cilët sillet popullor dhe nga ana tjetër shprehen që nuk rrihet dhe as punohet me Alfred Pezën. Tashmë atij i kanë dalë nga rrethi edhe të vetët, të cilët flirtojnë jashtë antenave të kapterit.
Për çfarë do vijë të emërohet Drejtues Njësie Edlir Rrapaj, kur këshilli e ka refuzuar atë si kandidaturë, apo ta bëjë Kapteri çift me Selvion (servilin që nuk e do asnjë gazetar në Neësroom), për të çuar materiale në portalet e Alfred Pezës.
Shpërdorimet e Alfred Pezës vazhdojnë me emërimet nepotike në RTSH, ku ditët e fundit ka marrë në punë nipin e Ylli Ndroqit. Gjithë shqiptarët, anëtarët e këshillit dhe taksapaguesit, e kuptojnë nëse ky emërim është nepotik, apo për meritokraci. Këshilli mund ti bëjë verifikimet lehtësisht në Burimet Njerëzore ose Protokoll për këtë rast. Ky është standardi katundaresk i Alfred Pezës në RTSH, që mashtron me fasadë duke bërë sikur punojnë:
Katundari Nr. 1 Erion Xhabafti
Katundari Nr.2 Vladimir Grori, dasmaxhiu me pozitë Drejtori në TV publik.
Këshilli Drejtues tashmë e ka marrë drejtimin e vet dhe një bashkëjetesë e tij me Kapterin është e pamundur, ai do te nxirret jashtë nga RTSH dhe do mbahet mend si Drejtori më jetëshkurtër, por që e dëmtoi me shumë Radio Televizionin Publik Shqiptar.
Çfarë ndodhi me Alfred Pezën pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të RTSH!
Mesa duket Peza do kryqëzohet për të gjitha paligjshmëritë që ka bërë për punonjësit duke i zëvendësuar me eskorta pazari. Ndërkohë bëhet me dije se mbrëmjen e djeshme Z. Peza ka mbledhur shpurën e tij.
Ishte një mbledhje sekrete për tu hakmarrë ndaj punonjësve të RTSH. Urdhri i Alfred Pezës është i prerë, nuk ka më tolerim. Çdo punonjës do qëndrojë me orë të tejzgjatura në punë. Por mesa duket dhe nga informacione të sigurta nga T.G thekson se kapterit po i dezertojnë ushtarët.
Tashmë pas rrëzimit të të gjithë kandidaturave pritet edhe shkarkimi:
Enkelejd Lamaj
Anila Agalliu
Blerta Gjermeni
Blerta Hajdari
Megi Mëhilli
Erion Xhabafti
Vladimir Grori
Gerti Peqini
Nolian Lole
Edlira Prendi
Shila Tafaj
Endra Ceco
Albana Qehajaj
Aurora Polo
Adelajda Zeneli
Bojken Lako
Klea Kaloti
Të gjithë emrat e lart përmendur janë “barbi silikon” të cilët janë ushtarë të kapterit.
Gjatë mbledhjes Pezës i është kërkuar arsyeja, pse janë shkarkuar 100 punonjës pa motivacion. Pse nuk vuri në dispozicion të Këshillit Drejtues pagat që do ti japë bandës së tij?
Me çfarë pagash do nisin emisionet?!
Të gjitha këto pyetje kërkojnë një përgjigje pasi këshilli drejtues nuk ka miratuar asnjë kërkesë të Pezës.
Po Cilët janë këshilltarët e jashtëm të cilët po e keq këshillojnë kapterin.
1-Shpëtim Luku, gazetar te Panorama, dhe te portali i Kapterit.
2-Izmir Hajdari burri “gruas” ish shofer i Pezës. Ndërkohë Hajdari së fundi ka emëruar edhe djalin e tij në RTSH.
3- Arben Mhilli, babai i shoqes së Zv. Drejtoreshës së përgjithshme.
Të gjithë emrat e lart përmendur si e kanë” këshilluar” kapterin dhe me çfarë pagash kanë marrë? Pse Kapteri nuk i vuri asnjë dokumentacion në dispozicion të këshillit drejtues?
Pse kanë urdhëruar departamentet të mos japin asnjë informacion anëtarëve dhe Kryetarit të Këshillit Drejtues?!
Çfarë fshihet pas kësaj?
Nga se kanë frikë pasi Këshilli Drejtues është organi më i lartë vendimmarrës në RTSH. Nga kush ka marrë pafajësinë me vendim të formës së prerë nga gjykata e apelit nga burri i “Hajdares” i cili është nën hetim nga SPAK-u për korrupsion./ Timoni.al
Lini një Përgjigje