
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka reaguar për asfiksimin në një fabrikë në Kamëz.
QSUT bëri me dije se 6 persona janë shtruar në urgjencë dhe 1 në shërbimin e toksikologjisë. Pra bëhet fjalë për 7 persona të asfiksuar.
“Në lidhje me rastin janë bërë ekzaminimet përkatëse, analizat dhe konsultat me toksikologun. Janë të shtruar në shërbimin e urgjencës ndërsa vetëm 1 prej tyre në shërbimin e toksikologjisë. Aktualisht janë nën vëzhgimin e mjekëve dhe parametrat klinike normale”, thuhet në përgjigjen e QSUT pas interesimit të Euronews Albania.
Më herët u bë me dije se ishin 2 perona të asfiksuar.