TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Qershor 2025, 07:51

Shkrumbohet magazina e gomave në Durrës, eksperti Softa: Këmbanë alarmi, evakuime të menjëhershme në raste të tilla

Shkruar nga Pamfleti

Shkrumbohet magazina e gomave në Durrës, eksperti Softa:

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa thotë se përfshirja e një kati të parë të një pallati në Durrës, që shërbente si magazinë për goma, është këmbanë alarmi për autoritetet.

Në një intervistë për “Ora e Fundit”, Softa u shpreh se në raste të tilla, duhet të ketë skemë mbrojtëse dhe evakuime të menjëhershme.

“Është një këmbanë alarmi. Masat dhe mbrojtja ndaj zjarrit duhet të jenë të pranishme. Masat e mbrojtjes së zjarrit dhe cerfifikimi i objekteve duhet të jetë i kujdesshëm. Edhe spe themi, mbajtja e zjarrit nën kontroll, është i pabesë zjarri. Duhet të shohin, të kontrollojnë të gjithë perimetrin, të gjithë zonën. Arsyet mund të jenë të ndryshme, shkëndijë elektrike, vendosja e gabuar e impiantit elektrik, ose pajisje të tjera që kërkojnë ambiente të ajrosura. Impiantet elektrike duhet të jenë të certifikuara", tha Softa.

Lini një Përgjigje