Aktualitet 1 Mars 2024, 17:59

Shpërthimi në Lushnje, ministri Balla jep detaje: I biri i viktimës në gjendje të rëndë

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthimi në Lushnje, ministri Balla jep detaje: I biri i

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka qenë në spitalin e Lushnjes, pas shpërthimit që u shënua pasditen e sotme në një kapanon, si pasojë e të cilit një person humbi jetën dhe tetë të tjerë u plagosën.

Balla u shpreh se manovratori i vinçit ka mbetur viktimë pas shpërthimit të mjetit që ai drejtonte, i cili ra në kontakt me rrymën e tensionit të lartë.

Ai zbuloi se i plagosur rëndë ka mbetur edhe i biri i viktimës, i cili ndodhej aty pranë gjatë shpërthimit.

Sa i përket gjendjes së deputetit Bujar Çela, Balla tha se ai ka marrë një plagë si pasojë e shpërthimit, por ajo është izoluar pas trajtimit në spital.

“Në zonën industriale të Lushnjes pranë një kompleksi magazinash dyshohet se ndodhi një shpërthim i shkaktuar ndoshta nga kontakti me linjën e tensionit të lartë që më pas ka shkarkuar rrymën dhe ka sjellë shpërthimin e një ekskavatori, drejtuesi i të cilit ka humbur menjëherë jetën. Është plagosur rëndë një tjetër person që gjendej aty pranë i cili dyshohet se është i biri i viktimës.

Në atë zonë bashkë me presona të tjerë është gjendur dhe deputeti i Lushnjës Bujar Çela. Ai ka marrë një plagë për shkak të shpërthimit, dhe mund të them se plaga është arritur të izolohet dhe deputeti është nisur për një trajtim më të specializuar pranë spitalit të Traumës. Në total janë tre të plagosur që janë pranë Traumës“, tha Balla.

taulant balla lushnje