TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Janar 2025, 17:05

Shpërthyen qendrën e paraburgimit 1 vit më parë, kush janë shqiptarët që organizuan arratisjen spektakolare

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthyen qendrën e paraburgimit 1 vit më parë, kush

Ata përdorën këto pajisje si mjete ndihmëse për të kaluar gardhet që rrethonin kompleksin. Shumica e të arrestuarve u kapën në të njëjtën natë të arratisjes.

Një grup personash arritën të arratiseshin në mënyrë spektakolare nga një qendër paraburgimi afër Bedfordit.

Në prill 2023, të burgosurit organizuan një shpërthim masiv në Qendrën e Paraburgimit në Yarl's Wood.

Arratisja e tyre ishte e organizuar dhe gjithçka nisi me një revoltë që doli jashtë kontrollit.

Pasi nxorrën personelin nga dhoma dhe mbuluan kamerat e sigurisë së ndërtesës, grupi i personave të strehuar në qendër, sekuestruan disa pajisje të palestrës.

Ata përdorën këto pajisje si mjete ndihmëse për të kaluar gardhet që rrethonin kompleksin. Shumica e të arrestuarve u kapën në të njëjtën natë të arratisjes.

Shpërthyen qendrën e paraburgimit 1 vit më parë, kush

Menjëherë nisi një operacion në shkallë të gjerë për kapjen e personave, disa prej të cilëve u gjetën jo më shumë se 24 orë më vonë se koha e largimit.

Mariglen Coha ishte një nga njerëzit e parë që u kap. Policia e zbuloi atë në një adresë në Huddersfield , ku ai ishte arrestuar më parë.  

Dy të dyshuar të tjerë të identifikuar si Rizah Koka dhe Mexhit Palushi u gjurmuan në një kafene në Bedfordshire.

Ata u zbuluan se posedonin çelësa për një adresë që përmbante kokainë me vlerë 50,000 £ dhe kanabis me vlerë 63,000 £.

Shpërthyen qendrën e paraburgimit 1 vit më parë, kush

Gjatë kontrollit të shtëpisë, Samuel Boka, një tjetër prej të burgosurve, është kthyer në adresë dhe është arrestuar.

Enea Shima u arrestua në Londër .

Të arratisurit e mbetur, Thanas Bizhoti, Luftim Hallaci dhe Arnold Lleshaj u dorëzuan të gjithë në stacionet e policisë në të gjithë Anglinë.

 

Shpërthyen qendrën e paraburgimit 1 vit më parë, kush

Ata u deklaruan fajtorë dhe u dënuan.

Palushi u dënua me 5 vjet e tre muaj burg për posedim të pasurisë kriminale, si dhe për furnizim me kanabis dhe kokainë. Koka u dënua me 5 vjet dhe Boka u burgos me 4 vjet.

Bodini, Hallaci dhe Morati u dënuan me 8 muaj burg, ndërsa Bizhoti dhe Coha u dënuan me 7 muaj, ndërsa Shima me 6 muaj burg. /Përshtati Pamfleti nga The Sun/

Lini një Përgjigje