TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Dhjetor 2025, 13:18

Katastrofë mjedisore dhe në bregdetin e Kunës, plazhi kthehet në ‘landfill’ mbeturinash!

Shkruar nga Pamfleti

Katastrofë mjedisore dhe në bregdetin e Kunës, plazhi kthehet

Natyra i ka kthyer mbrapsht njeriut të gjithë pasojën e ndotjes masive mjedisore.

Si rezultat e reshjeve të dendura të shiut që prekën Shqipërinë përgjatë ditëve të fundit, një ndotje masive është konstatuar në brigjet detare të vendit tonë ku mbetje masive kryesisht qelq e plastikë kanë mbuluar brezat ranore.

Përveç bregdetit të Vlorës dhe Velipojës, situata paraqitet alarmante dhe në bregun e Kunës pranë grykëderdhjes së lumit Drin. Vija bregdetare është mbuluar me mbeturina të ndryshme që lumi ka sjellë nga zonat përreth Lezhës dhe Vaut të Dejës. Mbeturinat e grumbulluara përfshijnë qelq, plastikë dhe deri te kafshë të ngordhura, duke krijuar një situatë shqetësuese për mjedisin dhe turizmin lokal.

Eksperti i mjedisit, Jak Gjini flet për një bregdet të kthyer në landfill mbetjesh urbane ndërsa thotë se duhet të mirëadministrohen mbetjet e zonave rurale ashtu si dhe ato urbane për të shmangur të tilla katastrofa.

“Këtu jemi në pjesën veriore të grykëderdhjes të lumit Drin. Ajo që pritej të ndodhte kur ka mungesë reshjet për një periudhë të caktuar, reshjet vijnë me vrull dhe rryma e Drinit ka qenë pothuajse pasive në një pjesë të mirë të kohës. Këto krijohen nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, shpërlahen nga këto rryma dhe ndodh kjo skema që po shohim këtu. Është një landfill i vërtetë mbetjesh urbane.

Nga një shtëpi e veçuar në zonat rurale na grupe shtëpiash lagje e fshatra, duhet të merren masa të veçanta sidomos nga kryepleqësia për një administrimin më të përshtatshëm. Në skemat e pastrimit të zonave urbane duhet të përfshihen dhe këto zona. Edhe ne zonat periferike urbane ndodh kjo që gjejnë vende afër rrjeti hidrik se mendojnë se aty i zhdukin se i merr uji dhe aty i hedhin ndërkohë që ka shumë mënyra për një administrim më të kujdesshëm pa dëmtuar mjedisin”, tha Jak Gjini.

Batica-zbaticat e Adriatikut kanë kthyer mbrapsht mbetjet duke kthyer në landfill dhe bregdetin e Velipojës. Ndërkohë situatë alarmante është konstatuar dhe në vijën bregdetare të Dubrovnikut teksa plazhi është ‘pushtuar’ nga mbetjet e ardhura nga Shqipëria./Shqiptarja.com

katastrofë mjedisore bregdetin e kunës ‘landfill’ mbeturinash

Lini një Përgjigje