TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Qershor 2026, 22:05

"Shqipëri e re"/ Vijon marshimi kundër Ramës, protestuesit mbërrijnë te zona e Shallvareve

Shkruar nga Pamfleti
"Shqipëri e re"/ Vijon marshimi kundër Ramës,
Vijon marshimi

Pas ndërprerjes së reshjeve të dendura që përfshinë Tiranën gjatë mbrëmjes, protestuesit kanë rinisur marshimin në rrugët e kryeqytetit në kuadër të protestës së 25-të kundër qeverisë.

Pasi dëgjuan fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët janë nisur në marshim, duke vijuar traditën e netëve të fundit. Kolona e protestuesve ka lëvizur fillimisht drejt qendrës së Tiranës, më pas pranë Bankës së Shqipërisë, ndërsa aktualisht ndodhet në zonën e Shallvareve, duke u drejtuar drejt ish-Bllokut.

Gjatë gjithë marshimit kanë vijuar thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama dhe klasës politike shqiptare. “Rama ik”, “Jep dorëheqjen”, “Rama në burg”, “Berisha në burg” dhe “Shqipëri e re” janë sloganet që dëgjohen vazhdimisht nga protestuesit.

Pjesëmarrësit shprehen se pavarësisht motit të keq që shoqëroi pjesën e parë të tubimit, protesta nuk është ndalur dhe as nuk do të ndalet. Sipas tyre, marshimi i përnatshëm është kthyer tashmë në simbol të qëndresës qytetare kundër qeverisë dhe sistemit politik që ata kundërshtojnë.

Ndërsa kolona lëviz në një prej zonave më të frekuentuara të kryeqytetit, protestuesit vijojnë të përsërisin kërkesat e tyre për dorëheqjen e kryeministrit, largimin e qeverisë dhe ndryshime të thella politike në vend.

 

protesta marshim

Lini një Përgjigje