TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Janar 2026, 22:08

Shqipëria dhe Ballkani në dosjet e Epstein: Përveç skandalit të zyrtarit të KiE, përmendet edhe “blerja” e një të miture

Shkruar nga Pamfleti
Shqipëria dhe Ballkani në dosjet e Epstein: Përveç
Jeffrey Epstein

Në dosjet e Epstein flitet për një “skllave seksuale ballkanike”...

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka publikuar sot rreth 3 milionë faqe dokumente që lidhen me Jeffrey Epstein, të cilat përfshijnë hetime, letra elektronike dhe shënime mbi abuzimet seksuale me dhjetëra vajza të mitura.

Në një prej dosjeve përmenden biseda për tre vajza franceze 12-vjeçare që dyshohet të kenë qenë dhuratë për ditëlindje dhe flitet për një vajzë nga Ballkani që Epstein dyshohet se e kishte blerë nga familja e saj kur ishte vetëm 14-vjeçare.

Pretendohet se tre vajza 12-vjeçare franceze iu dorëzuan atij si dhuratë ditëlindjeje dhe më pas u detyruan të kryenin akte të ndryshme seksuale. Si dhe përmendet një "skllave seksuale ballkanike" që Epstein dyshohet se mburrej se e kishte blerë nga familja e saj kur ajo ishte vetëm 14 vjeç. Një pagesë e madhe parash nga Mail on Sunday nxiti pretendimet se ajo ishte abuzuar nga Epstein dhe ju "huazua" miqve të tij që nga mosha 15 vjeç”, thuhet në dosje.

Më herët u bë me dije se përmednet edhe Shqipëria. Më 24 maj 2012, Thorbjørn Jagland, atëherë Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, vizitoi për herë të parë Tiranën në kuadër të marrjes nga vendi ynë të presidencës së Këshillit të Evropës. Gjatë vizitës, ai u takua me kryeministrin e kohës, Sali Berisha, dhe me zyrtarë të tjerë, ndërsa përtej debatit politik për zgjedhjen e presidentit të ri, Jagland i shprehu vlerësimin vajzave shqiptare në një e-mail të dërguar më pas tek Epstein: “Jeffrey, jo, nuk e kam telefonuar ende. Kam qenë në Tiranë, aty ka vajza të jashtëzakonshme.”

Dosjet e publikuara përmendin gjithashtu një vajzë shqiptare 22-vjeçare, e cila në mars 2017 dërgoi një e-mail për një punë si asistente personale, duke nisur CV-në e saj. Komunikimi më pas vazhdoi me kërkesa për foto dhe një video nga ajo, e cila tregon përfshirjen e individëve ndërkombëtarë në rrjetin e kontaktit të Epstein dhe lidhjet e tij me Ballkanin dhe Evropën Qendrore.

 

jeffrey epstein ballkani

2 Komente

  1. V
    VK

    Cifut shkerdhat! Prandaj Adolfi i futi ne dhoma gazi keta! Se jane degjenerim i njerezimit. Race e poshte!

    1. P
      Palloshi gjate

      Po ky çifuti yne vajti valle ndonjehere ?

      Lini një Përgjigje