TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Shtator 2025, 07:38

Shqipëria zhvillon sot Konferencën e 6-të Ndërqeveritare me BE-në, 4 grup-kapitujt që do të hapen

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria zhvillon sot Konferencën e 6-të Ndërqeveritare me

Shqipëria do të zhvillojë sot, më 16 shtator Konferencën e Gjashtë Ndërqeveritare në Bruksel. Konferenca pritet të nisë në orën 08:00 dhe do të bashkëdrejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Danimarkës për Çështjet Evropane, Marie Bjerre. Kujtojmë se Danimarka mban presidencën e radhës të Bashkimit Europian.

Takimi do të shërbejë për të hapur negociatat me Shqipërinë mbi Grupin 4 “Agjenda e gjelbër dhe lidhshmëria e qëndrueshme”, duke përfshirë kapitujt 14 (Politika e transportit), 15 (Energjia), 21 (Rrjetet transevropiane) dhe 27 (Mjedisi dhe ndryshimet klimatike).

Takimi në Bruksel pritet të bashkëdrejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja për Çështjet Evropiane të Danimarkës, Marie Bjerre.

Sipas agjendës Konferenca Ndërqeveritare pritet të nisë në orën 08:00, teksa konferenca për shtyp është planifikuar rreth orës 09:15 dhe Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së do të pasojë në orën 10:00.

Fillimisht pritet që paklët të nisin me miratimine axhendës, duke miratuar procesverbalet e KNQ-ve të mëparshme të mbajtura në prill dhe maj të këtij viti.

Kjo do të pasohet nga fjalimet hapëse, së pari nga ministrja e Danimarkës Bjerre në emër të presidencës së Këshillit të BE-së, pastaj nga kryeministri Rama dhe hapja e negociatave për grupin 4.

Ministrja e Danimarkës do të paraqesë të ashtuquajturin “Qëndrim të Përbashkët të BE-së”, siç është rënë dakord nga BE-ja, dhe do t’i kërkojë kryeministrit Rama nëse Shqipëria mund të bjerë dakord me hapjen e këtij grupi.

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos do të japë gjithashtu vërejtjet e saj në këtë drejtim. Kryeministri Rama do të paraqesë qëndrimin e Shqipërisë.

Në fund do të ketë disa fjalime të shkurtra përmbyllëse nga delegacioni i BE-së, ministrja e Danimarkës, Marie Bjerre dhe Komisionerja Marta Kos, si dhe nga kryeministri Rama, me të cilat takimi do të përfundojë zyrtarisht.

Axhenda: 

08.00 – Konferenca Ndërqeveritare 6. Hapja e Bisedimeve për anëtarësim në BE mbi Grupkapitullin IV: “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”

09.15 – Konferencë e përbashkët shtypi  Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë; Znj. Marie Bjerre, Ministre e Cështjeve Evropiane, Mbretëria e Danimarkës; Znj. Marta Kos, Komisionere Evropiane për Zgjerimin

Lini një Përgjigje