
Gazetari Ferdinand Dervishi ka dhënë detaje për arrestimet e policisë së shtetit dhe hetimet e Prokurorisë së Fierit për firmat piramidale online, në Lushnje apo Divjakë.
Dervishi tha se skema ishte e thjeshtë ku një person afronte 5 të tjerë, që mund të ishin të afërm të tij dhe mendohet se shumica kanë futur nga 1 mijë euro në këto piramida.
“Gjithçka ka qenë fitimi i shpejtë. Janë futur shuma nga 1 mijë euro dhe janë shpërndarë në zona rurale. Janë me mijëra njerëz që janë futur në këtë skemë. Njëlloj si me skemat piramidale të Sudes dhe Xhaferrit, është krijuar një platformë, ose link XUEX dhe premtoheshin fitime të larta për investime në kripto. Perosni kontaktohej nga një i afërm i tij që thoshte se unë përmes këtij aplikacioni po fitoj lekë, sepse më vijnë në celular se kam fituar kaq pikë. Në Telegram dilte dikush që bënte leksione se si të bëheshin të pasur dhe ky njeriu që jepte leksione, që dukej si amerikan por që mund të jetë krijuar me AI.
Personat që futnin lekë u vinin sinjale se llogaria sapo u shtua. Personat që sillnin 5 të tjerë u vinin sinjale që po fitonin.
Nuk besoj se njeriu kryesor i kësaj skeme është në Shqipëri. Janë goditur njerëz që punojnë në bujqësi.
Janë arrestua disa persona, por janë arrestuar personat e gabuar. Në këtë histori që unë p.sh kam futur njerëzit e mi, unë nuk vjedh.
Janë kapur persona që vetë kanë futur lekë aty”, tha Dervishi.
Lini një Përgjigje