
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Myslim Murrizi ka komentuar reagimin e spanjollëve ndaj mbretit Felipe VI pas përmbytjeve që sollën qindra viktima.
Ai ironizon duke thënë se qytetarët spanjollë nuk e pritën liderin e tyre me lule, duartrokitje dhe përqafime ashtu siç presin pensionistët dhe emigrantët shqiptarë Ramën.
Murrizi shprehet se edhe pse Rama tallet me shqiptarët, duke ngritur pensionin me 6 euro dhe largon 800 mijë vendas në 11 vite qeverisje, prap pritet me mbështetje dhe servilizëm.
Sipas ish-deputetit vemjet durojnë mbi shpinë çdo pushtetar dhe politikan ndërsa popujt me dinjitet reagojnë ndaj politikanëve që shkelin qytetarët e tyre.
“Ehh çfarë “gabimi” kanë bërë qytetarët spanjollë që nuk e kanë pritur me lule, duartrokitje dhe përqafime dhe me lëpirje kryeministrin siç presin pensionistët shqiptarë apo emigrantët tanë kryeministrin Rama edhe pse ai tall trapin duke i “ngritur” pensionin 6 euro për 11 vjet e duke detyruar të largohen 800 mijë shqiptarë në 11 vite qeverisje.
Shihni ndryshimin mes qytetarëve spanjollë dhe frymorëve me emra njerëzish në Shqipëri.
Popujt me dinjitet nuk pjerdhin për politikanë qelbësira.
Vemjet durojnë mbi shpinë çdo fundërrinë, pushtetar dhe politikan”, shkruan Myslim Murrizi në rrjetet sociale.
Lini një Përgjigje