
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuco ka treguar mënyrat se si funksionojnë shërbimet sekrete të vendeve të huaja në vendin tonë.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Karamuço u shpreh se shërbimet sekrete ose agjenturat janë mike dhe armike, ndërsa veçoi shërbimin sekret amerikan CIA që ndryshe nga agjenturat e tjera kanë stacionin e tyre në vendin tonë.
“Shërbimi ynë sekret ka dy degë; ajo kombëtare dhe ndërkombëtare, pra zbulimi dhe kundërzbulimi. Në degën kombëtare shtrirja e brendshme dhe funksionet e institucionit që kemi janë të lidhura me ekstremizmin e dhunshëm, terrorizmin, trafiqet, krimin e organizuar, që ndiqen brenda vendit dhe kanë të bëjnë me parandalimin e akteve, që lidhen me të huaj por edhe vendas. Në nivel ndërkombëtar si shërbim jemi ende aktiv në rajon por edhe më gjerë.
Ne kemi pasur një rrjet shumë aktiv në Britaninë e Madhe, kryesisht për krimin e organizuar të lidhura me celula që bënin trafikun e paligjshëm.
Jemi aktiv në disa prej këtyre shteteve për çështje konkrete ku kërkohet ndihma jonë për shkak të paligjshmërisë së grupeve kriminale.
Këtu te ne ka shërbime inteligjente, pranë çdo ambasade. Disa prej tyre si CIA kanë stacionin e tyre, ka më shumë se dy agjentë dhe bashkëpunëtore, disa linja që koordinohet nga shefi i stacionit. Te ne ka qenë një grua tani është një burrë, por japin një ndihmë të jashtëzakonshme për shtetit shqiptar që nga viti ‘91”, tregoi ai.
Lini një Përgjigje