
Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj, të cilët dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal që hakeroi kompjuterat e prokurorëve të SPAK-ut do të mbeten në qeli. Kjo pasi Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e dy të dyshuarve që ndodhen në qeli prej disa muajsh.
Dy ish-zyrtarët e burgjeve dhe IMT janë nën masën e arrestit me burg të vendosur nga dy shkallët e GJKKO-së, ndërsa SPAK vijon hetimet për të zbuluar personat e tjerë që dyshohet se anë marrë pjesë në tentativën për të hakeruar të dhëna sekrete nga dosjet e SPAK.
Sulmi kibernetik ndodhi më 12 Mars.
Në një reagim zyrtar pak ditë pas sulmit kibernetik, SPAK sqaroi se arrestimi i tyre u bë brenda 24 orësh nga ndërhyrja për hakerimin e emaileve të prokurorëve, dhe se sekuestruan pajisjet e përdorura për të realizuar ndërhyrjen si edhe skedarët (file) e shkarkuar.
Të dy këta persona i kanë shpërndarë dokumentet që kanë arritur të marrin në persona të tjerë, të cilët dyshohet se janë dy gazetarë, ish-kreu i burgjeve, Agim Ismaili dhe Dritan Palnikaj, aktualisht sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë.
Lini një Përgjigje