TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Qershor 2025, 13:53

Shtyhet seanca në GJKKO për Erion Veliajn

Shkruar nga Pamfleti
Shtyhet seanca në GJKKO për Erion Veliajn
Erion Veliaj

Shtyhet për te martën në orën 11.30 seanca për Veliajn. Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e biznesmenit Elman Abule i cili është me masë arrest në shtëpi.

Kryebashkiaku i Tiranës gjithashtu nuk ishte i pranishëm në seancë pasi u përfaqësua nga avokati i tij Ermir Beta.

Në këtë seancë që do të drejtohej nga gjyqtari Erjon Bani, SPAK pritej të paraqitej informacioni 2- mujor mbi ecurinë e hetimeve ndërsa mbrojtja mund të kërkojë zëvendësim të masës së sigurisë.

Pak ditë më parë Apeli i GJKKO refuzoi lirimin e Veliajt nga qelia me garanci pasurore.

Lini një Përgjigje