TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Tetor 2025, 16:20

Shuhet Nano, Frrok Çupi preket në studio: Si e kujtoj ish-kryeministrin!

Shkruar nga Pamfleti

Shuhet Nano, Frrok Çupi preket në studio: Si e kujtoj

Analisti Frrok Çupi i prekur ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish- kryeministrit  Fatos Nano.

Çupi, tha se Nano ishte politikani që shtroi rrugën që Shqipëria të kishte një politikë moderne e marrëveshjes.

Është një lajm që nuk do donim ta kishim. Është një model i politikës kundër akteve antinjerëzore. Shqipëria është ndarë nga regjimi i dhunës që erdhi pos regjimit politik, por Nano dha një kontribut të madh për ta kthyer PS në një parti europianiste.

Dha një kontribut për të eliminuar minimin e vendit që kishte shkaktuar PD nën udhëheqje. Shtroi rrugën, pa rrugën e Fatos Nanos Shqipëria nuk do të ishte me një politikë moderne, marrëveshjesh, zhvillimesh. Ai vendosi paqen mes njerëzve. Duhet të mendojmë vetëm 4 vitet në burgjet e Berishës, mendo provokimet ne burgun e Bençës të Tepelenës, apo tentativat ndaj tij që nuk thuhen”, tha ai.

Lini një Përgjigje