TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Shtator 2025, 06:59

Si parashikohet moti gjatë ditës së hënë, ulje temperaturash në disa qytete

Shkruar nga Pamfleti

Si parashikohet moti gjatë ditës së hënë, ulje

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta deri mesatare klalimtare në relievet malore në lindje, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Vranësirat në relievet malore do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri 17 m/s.

Temperaturat luaten mes 25 gradë celcius në Tropojë dhe 31 gradë në Tiranë dhe disa qytete të tjera, duke shënuar një rënie me 3-4 gradë krahasuar me fundjavën.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Si parashikohet moti gjatë ditës së hënë, ulje

Si parashikohet moti gjatë ditës së hënë, ulje

 

Lini një Përgjigje