TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Nëntor 2025, 15:13

Si u ndanë votat për kreun e ri të BKH?

Shkruar nga Pamfleti

Si u ndanë votat për kreun e ri të BKH?

Dje u zyrtarizua përfundimisht, gara për zgjedhjen e kreut të ri të drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ku komisioni i më të vjetërve në SPAK që përbëhet nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra, propozuan emrin e Joni Ketës në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Propozimi nuk ka qenë me vota unanime, por anëtarët e këtij komisioni janë ndarë në preferencat e kandidatëve. Siç mëson gazetari Elton Qyno, Altin Dumani dhe Arben Kraja kanë votuar pro propozimit në KLP të kandidaturës së oficerit Joni Keta.

Ndërsa anëtari tjetër i këtij komisioni, Behar Dibra, është ndarë nga dy anëtarët e tjerë, duke votuar për kandidaturën e Oficerit të Policisë Gjyqësore, Gentjan Ndoj.

Mësohet se pas votimit, Dumani dhe Keta kanë zhvilluar një takim në zyrën e tij, ku kreu i SPAK, e ka uruar për daljen fitues dhe marrjen e detyrës për një mandat 5 vjeçar.

Pritet që emërimi zyrtar i Joni Ketës në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit të “noterizohet” në datën 2 dhjetor nga anëtarët e Këshillit të Prokurorisë. 

2 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Kur treshia e SPAK nuk ka dalë me vendimarrje kolegjiale, atëhere KLP mund të shtoi edhe një kandidat tjetër dhe të votohet për tre kandidatë. Fitues besoj do dali Gledis Nano.

    1. T
      Tarrasi

      Fituesi ishte i paracaktuar. Drejtesi "e re" me ustallare te vjetet!

      Lini një Përgjigje