
Avokati i Presidentit të PL-së, Kujtim Cakrani ka deklaruar se Ilir Meta nga sot do të jetë i pranishëm në çdo seancë.
Në një deklaratë për mediat, ai tha se Meta do të përballet dhe do të bëjë çdo parashtrim për akuzën që është ngritur ndaj tij.
Po ashtu, Cakrani deklaroi se Ilir Meta është tepër i relaksuar, madje po përgatit edhe publikimin e një libri.
“Meta do të jetë në çdo seancë, ai kërkon që të përballet dhe padyshim do jetë në çdo seancë për të dëgjuar çdo pretendim dhe do japë cdo përgjigje dhe do bëjë çdo parashtrim për akuzën që është ngritur. Meta nga sot do jetë i pranishëm në cdo seancë.
Meta ka patur qëndrim korrekt, është i relaksuar, ndoshta palestra dhe shkrimi që po bën për librin që do nxjerrë e ka relaksuar. Pa dyshim edhe prezenca e avokatit e ka relaksuar”, tha avokati Kujtim Cakrani.
Ndërkohë, Meta ka kërkuar të pyetet si person në dijeni për çështjen e ’21 Janarit’, ku humbën jetën katër protestues.
Çakrani tha se Meta ka prova dhe sekrete shtetërore madje.
“Shpjegimet e zotit Meta janë shpjegime jo vetëm më fjalë, por edhe me prova, akte. Ka disa dokumente që janë edhe sekret shtetëror po deshët ju. Emrat do ti nxjerrë zoti Meta kur ti dëshmojë”, tha ndër të tjera Cakrani.
Seanca paraprake në ngarkim të Ilir Metës është shtyrë për në datën 5 dhjetor, mbrojtja e tij ka kërkuar kohë për t’u njohur me aktet.
Lini një Përgjigje