
Avokati Spartak Ngjela duke komentuar Kuvendin Kombëtar të “Rithemelimit”, deklaroi se Sali Berisha nuk ka më parti.
Në një intervistë për ‘Euronews Albania’ ai tha se fjalimi i mbajtur nga Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Berisha në Kuvend, vlen vetëm si kredo në rast se ndonjëherë mund të marrin sërish partinë demokratike, pasi sipas avokatit, ajo aktualisht nuk është në dorë të Berishës.
“Nuk ka parti Saliu. S’ka parti ligjore. ça mbështetje ka? nuk i vajtën as deputetët. Ajo është shoqatë deri më tani. Është shoqatë politike, Nuk është parti politike. Parti politike bëhesh kur merr vendimin nga Gjykata. Partia politike është person juridik. Parti është ajo e vjetra. Se mori dot Saliu. Ju e patë si hyri në zgjedhje? Ishte me partinë e Metës. Fjalimi i zonjës Malltezi nuk ka ndonjë vlerë. Vlen si kredo në rast se do marri ndonjëherë partinë demokratike, por për mendimin tim mirë bëri”, tha avokati Spartak Ngjela.
Lini një Përgjigje