
Sekretari kryesor i Punëve të Jashtme të Kenias, Korir Sing’oei ka ngatërruar kryeministrin Edi Rama me Presidentin Bajram Begaj.
Zyrtari i Kenias publikoi një foto në platformën ‘X’, ku foton me kryeministrin Edi Rama e shoqëron me një mbishkrim, duke e konsideruar atë presidentin e Shqipërisë, madje edhe me emër dhe mbiemër.
“Kam privilegjin të pres SH.T. Bajram Begaj, president i Shqipërisë, përpara takimit të tij me Presidentin Ruto në Dubai”, shkroi ai në postimin e tij në “X”.

Zyrtari i lartë kenian e ndryshoi postimin pas kritikave të shumta të komenteve përfshirë edhe atë të një gazetari vendas që i tregon Sing’oei se personi në foto është kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ende nuk dihet nëse diplomati kenian nuk e di kush është Rama apo ishte një lapsus.
Takimi i krerëve të qeverive përkatëse u zhvillua para fillimit të Konferencës së 28-të të Palëve (COP28) të Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC).
Lini një Përgjigje