
E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy VanHorn, ka zhvilluar një vizitë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, ku aktualisht po zbatohen investime të reja në fushën e sigurisë.
Në kuadër të këtyre investimeve, “Kastrati Group”, nën drejtimin e Shefqet Kastratit, është duke instaluar pajisje moderne kontrolli të prodhuara në Shtetet e Bashkuara.
Sipas Ambasadës së SHBA në Tiranë, këto teknologji synojnë të përmirësojnë standardet e sigurisë në aeroport dhe të forcojnë kontrollin kufitar.
“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn vizitoi Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, ku Grupi Kastrati, i drejtuar nga Shefqet Kastrati, po vendos pajisje kontrolli të prodhuara në Shtetet e Bashkuara. Bashkëpunimi me ofrues të besueshëm të teknologjisë amerikane i ndihmon kompanitë shqiptare të përmirësojnë sigurinë dhe të përforcojnë sigurinë kufitare.”, thuhet në njoftimin e ambasadës.






Lini një Përgjigje