TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Prill 2025, 21:29

Skandal në Tropojë/ Djali i xhaxhit të Rexh Byberit gurore pa leje dhe dokumente të falsifikuara, SPAK hesht

Shkruar nga Pamfleti

Skandal në Tropojë/ Djali i xhaxhit të Rexh Byberit gurore pa

IKMT më herët ka ndërmarrë masa ndëshkuese për këtë objekt informal, përfshirë gjoba dhe urdhër për prishje, por pavarësisht kësaj, Avni Byberi ka ndërtuar sërish pa leje, sfidues ndaj çdo autoriteti ligjor në vend.

Një aferë e rëndë korruptive ka shpërthyer në Tropojë, ku djali i xhaxhait të kryetarit aktual të Bashkisë, Avni Byberi, akuzohet se ka vënë në punë një gurore në mënyrë të paligjshme, pa leje mjedisore dhe me dokumente të falsifikuara.

Burime nga qytetarët e zonës bëjnë me dije se kryetari i Bashkisë Tropojë, Rexh Byberi, ka firmosur një kontratë fiktive me të afërmin e tij, duke i hapur rrugë përvetësimit të një prone publike në mënyrë të paligjshme.

Megjithëse një grup prej 2000 qytetarësh kanë depozituar një kallëzim penal për këtë aferë, deri më tani vetëm kryetari Rexh Byberi ndodhet në arrest shtëpie.

Përfituesi kryesor i pasurisë së përvetësuar, Avni Byberi, vazhdon të jetë i lirë, pavarësisht akuzave të shumta për shkelje flagrante të ligjit.

IKMT më herët ka ndërmarrë masa ndëshkuese për këtë objekt informal, përfshirë gjoba dhe urdhër për prishje, por pavarësisht kësaj, Avni Byberi ka ndërtuar sërish pa leje, sfidues ndaj çdo autoriteti ligjor në vend.

Qytetarët dhe aktivistët e zonës shprehen të zhgënjyer nga heshtja e institucioneve të drejtësisë, përfshirë SPAK-un, duke kërkuar hetim të thelluar dhe ndëshkim të të gjithë përgjegjësve për këtë skandal që ka tronditur besimin tek drejtësia dhe rendi ligjor në vend./In-front.org

Lini një Përgjigje