TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Prill 2025, 20:05

Sherri në Bulqizë, publikohen pamjet kur nipi i Xhelal Mziut rreh zyrtarin e Bashkisë! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Sherri në Bulqizë, publikohen pamjet kur nipi i Xhelal Mziut rreh

Janë publikuar pamjet e sherrit të regjistruar ditën e djeshme në njësinë administrative Ostren të Bulqizës, gjatë një takimi elektoral të demokratëve.

Siç shihet edhe nga pamjet e filmuara nga një kamerë sigurie, një person qëndron në ambientet e jashtme, duke folur në telefon dhe më pas afrohet një person tjetër.

Pas një konflikti verbal, personi që po fliste në telefon u godit dhe më pas janë përfshirë edhe simpatizantë të tjerë të PD-së, të cilët godasin punonjësin e Bashkisë së Bulqizës. Ndërsa një pjesë tjetër personazh dalin nga lokali dhe tentojnë të parandalojnë konfliktin, rarporton "Report TV". 

Në lidhje me këtë sherr, Policia njoftoi sot se kishte nisur procedimin penal ndaj drejtuesit politik të PD-së në Dibër, Xhelal Mziut dhe nipit të tij, Elvis Mziu për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Sipas autoriteteve, ata akuzohet se kanë goditur me grushte, 33-vjeçarin Kalosh Murra nga Shupenzë, i cili është punonjës i Bashkisë së Bulqizës në sektorin e ndarjes së ndihmës sociale.

Lini një Përgjigje