Aktualitet19 Shtator 2023, 18:58

Skandali me Dritan Goxhajn, Ylli Manjani thirrje Ulsi Manjës: Blloko ekstradimin, e ke ti në dorë

Shkruar nga Pamfleti

Skandali me Dritan Goxhajn, Ylli Manjani thirrje Ulsi Manjës: Blloko

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila ditën e sotme i ka hapur rrugë ekstradimit të ish-ushtarit të UÇK, Dritan Goxhaj.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Manjani shkruan se vendimi për ekstradimin e Goxhajt i përket Ministrisë së Drejtësisë dhe sipas tij këta të fundit kanë të drejtë të mos lejojnë ekstradimin.

“Ministri i Drejtësisë (dmth qeveria e Republikës së Shqipërisë) është autoriteti zyrtar që vendos nëse ekatradohet ose jo Dritan Goxhaj.

Pavarësisht çfarë vendos gjykata, Ministri (dmth qeveria) kanë të drejtë të mos lejojnë ekstradimin. Kështu thotë ligji. Këtë gjë parashikon edhe Konventa për marrëdhëniet extraterrioriale dhe të shkëmbimit të ndihmës ligjore. Kushtetuta madje, detyron shtetin të mbrojë shtetasit e vet.

Pra, qeveria e Republikës së Shqipërisë është krejt legjitime të mbrojë shtetasin e vet, kur çmon se nga ekstradimi do të vendoset në skrutinitet apo ndjekje penale të pajustifikuar.

Tani, se cilat janë rrethanat e  përfshirjes së Dritan Goxhajt në hetimet e Hagës nuk i di, por nëse një shkrim në media e bën atë të hetueshëm, më duket absurde. Idiotësi me okë, nga ato që Prokurorët e Hagës e kanë bërë zakon ndaj shqiptarëve.

Kujtoj këtu përpjekjet absurse të Carla Del Pontes, apo të hetimeve që çuan në pafajsi të Ramush Haradinaj etj, gjykoj se përfshirja e Dritan Goxhajt duhet të jetë idiotësi.

Nëse është kështu, qeveria ka për detyrë ta dijë më mirë se ne,  duhet refuzuar ekstradimi. Ministri i Drejtësisë ka autoritetin ta bëjë këtë gjë.”, shkruan Manjani.

dritan goxhajn ylli manjani ekstradim