Aktualitet19 Shtator 2023, 17:07

Kush e nxori videon e Safet Gjicit? Rrëfehet Alma Kaçi: Pamjet nuk ishin planifikuar të dilnin bruto

Shkruar nga Pamfleti

Kush e nxori videon e Safet Gjicit? Rrëfehet Alma Kaçi: Pamjet nuk

Alma Kaçi, vajza e videos erotike me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici ka treguar të vërtetat e saj.

Në një intervistë për “Ora Neës”, Kaçi ka treguar se nuk ishte ajo që publikoi videon, por dikush tjetër që ajo shprehet se nuk e njeh.

Videoja është publikuar nga një person që unë e njoh. Kur u bë videoja virale dhe më vjen një mesazh që u bë virale nga një kolege. Heq internetin e shtëpisë dhe marr telefonin e djalit sepse ishin pamje bruto. Ajo do të publikohej e mbuluar dhe jo bruto.

Mua më kanë arrestuar krejt papritur. Më ndalin 6-7 policë sikur të kisha bërë vrasje. Mënyra se si më ndaluan, sepse në fund të fundit jam femër. Nuk kam pasur lidhje me Gjicin, sepse edhe me mbiemër kam përdorur një tjetër”, tha Kaçi.