Aktualitet19 Shtator 2023, 17:02

"E demaskova Gjicin", rrëfimi i Alma Kaçit: E ka bërë edhe me të tjera, kanë frikë ta denoncojnë

Shkruar nga Pamfleti
"E demaskova Gjicin", rrëfimi i Alma Kaçit: E ka
Alma Kaçi

Alma Kaçi, vajza e videos erotike me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici ka treguar të vërtetat e saj.

Në një rrëfim ekskluziv për Oranews, Kaçi u shpreh se kishte shkuar në atë zyrë sepse kishte dëgjuar se Gjici ishte abuzues dhe ai do të bënte ato veprime që bëri në atë video. Më tej ajo shtoi se ajo nuk është e para femër, por të tjerat kanë frikë të denoncojnë dhe stepen.

"Viktima në këtë rast doli abuzues dhe abuzuesi viktimë. Unë jam një aktiviste për mbrojtje ne kafshësh dhe i mbroj ato. Vajtja në atë zyrë ndodhi sepse kisha dëgjuar se Gjici ishte abuzues dhe ai do të bënte ato veprime që bëri në ato video. Nuk e besoja në fillim se diçka e tillë mund të ishte mundur.

Fabula në fillim ishte një projekt. Hera e parë që shkova u prezantove, folëm për projektin, ndërsa ai krijoi afrimitet qysh në herën e parë. Mua më la të kuptoja se çdo gjë ishte e vërtetë. Pas zgjedhjeve që fitoi mandatin shkoj sërish atje dhe motivimi ishte për ta demaskuara një titull që abuzon me zyrën e shtetin. Unë nuk jam e para, çdo femër atje... sepse këtu kanë frikë të denoncojnë dhe stepen. Unë e mora guximin dhe e demaskova një njeri të tillë.", tha Kaçi.

demaskim gjici alma kaci denoncim