TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Janar 2025, 14:33

Skuthi Ardit Demiri, “ushtari” i bandave të Elbasanit; mësuesi me diplomë false që po bën kërdinë te Posta Shqiptare

Shkruar nga Pamfleti
Skuthi Ardit Demiri, “ushtari” i bandave të Elbasanit;
Ardit Demiri /

Me fuqinë në kupolën e PS, para e pas ardhjes në pushtet, krerët e bandave të Elbasanit, i kërkuan Bablokut që Ardit Demiri të emërohej drejtor dogane, tatimesh, shëndetësie e ujësjellësi në Elbasan, ose drejtor burgu në Peqin, por...

Shumë raste, kanë treguar se kryeministri Edi Rama, emëron drejtorë, jo vetëm ata persona që janë të përfshirë në korrupsion e të lidhur me krimin, por të rekomanduar prej bandave, për të grumbulluar vota e para për blerjen e tyre.

Një ndër ta është Ardit Demiri nga Elbasani, Drejtor i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, emëruar në këtë detyrë më 26 tetor të vitit 2022, me kërkesë e ndikim të bandave të Elbasanit, “ushtar” aktiv i të cilave është  qysh prej vitit 2000.

Bën përshtypje fakti, që bandat e Elbasanit të lidhura me PS, pavarësisht se janë rivale e në armiqësi me njera-tjetrën, kanë qenë në një mendim të përbashkët te deputetetët e zonës e Bablokun, për emërimin e Ardit Demirit Kryetar të PS e në disa poste qeveritare në Elbasan dhe në emërimin Drejtor të Postave Shqiptare.

Sepse Arditin e kanë patur dhe e kanë “ushtar” të tyre, të përdorur për shumë shërbime, përfitime financiare e pasuri dhe për kontakte me krerët qendror të PS e qeverisë, madje ka patur dhe detyrën e koordinatorit për të vendosur harmoninë e bashkëpunimin mes bandave.

Këtë rol, Ardit Demiri e ka luajtur kur ishte në Bashkinë e Elbasnait, si vartës i ish-krye bashkiakut të ndjerë të Elbasanit, Qazim Sejdini, në postet drejtor strehimi, drejtor i tenderëve, licencave, leje të ndërtimit,  investimeve e pasurive dhe drejtor i konvikteve të Elbasanit, ku u jepte tenderë, leje ndërtimi, objekte, banesa si gjoja të pastrehë zyrtarëve të shtetit e krerëvë të bandave të qytetit.

Pas raportit e kallëzimit të KLSH, për shefat e Bashkisë së Elbasanit dhe nisjes së hetimit nga policia kriminale e prokuroria në muajin tetor 2013 për abuzime të shumta financiare e pasurore, bandat e Elbasanit arritën ta shpëtonin nga burgu “ushtarin” e tyre Ardit Demiri.

Me fuqinë në kupolën e PS, para e pas ardhjes në pushtet, krerët e bandave, kërkuan që Ardit Demiri të emërohej drejtor dogane, tatimesh, shëndetësie e ujësjellësi në Elbasan, ose drejtor burgu në Peqin.

Por për shkak se dosja penale e tij, ishte e pa mbyllur me vendim gjykate, deputetët e PS dhe Babloku, ranë dakord me krerët e bandave, që në muajin nëntor 2013, ta emëronin Drejtor Punësimi të Qarkut Elbasan, ku qëndroi deri në muajin qershor 2017.

Por në këtë post, përveç fondeve për të punësuarit fiktiv te privatët, Ardit Demiri nuk kishte mundësi për qoka e vjedhje të tjera, prandaj krerët e bandave, kërkuan dhe arritën ta emëronin Prefekt të Qarkut Elbasan.

Nëse SPAK do bëjë hetim, do zbulojë, se Ardit Demiri gjatë periudhës qershor- nëntor 2017 në detyrën e Prefektit, ka bërë batërdi me falsifikime dosjesh të pronave në Elbasam, Gramsh, Librazhd, Belsh, Cërrik, Peqin e Prrenjas, dhe ka miratuar vendime të 6 këshillave bashkiak, për vjedhje të trojeve, tokave, pyjeve e objekteve të ish-ndërmarrjeve shtetërore me kontrata e privatizime të paligshme, shumica dhënë zyrtarëve të pushetit e krerëve të bandave kriminale.

Pas 2 muash heqje nga qarkullimi, për shkak të denoncimeve të shumta dhe nisjes së hetimeve që u mbyllën pa vepra penale; në janar 2018, bandat e katapultuan Drejtor të Postës në Elbasan.

Në këtë detyrë, qëndoroi deri në tetor 2022, kohë kur u emërua kryetar i PS, dhe forcoi lidhjet me bandat e bëri vjedhje nëpërmjet tenderëve, punësime mbi organikë, vjedhje të ardhurash, vjedhje dhe hapje pakosh postare e zarfash, që miqtë dhe bandidët ia kërkonin për informacione.

Brenda datës 26 tetor 2022, Babloku e transferoi nga drejtor i postës Elbasan, në detyrën Drejtor të Përgjithshëm të Postave të Shqipërisë; ku prej 2 vitesh, ka thyer dhe rekordin e vjedhje që kanë bërë drejtorët parardhës.

Për vjedhjet në miliona euro, që drejtor-ushtari i bandave të Elbasanit, Ardit Demiri ka bërë e po bën në Postën Shqiptare, dhe pasuritë e shumta të  fshehura në emër të familjarëve të bashkëshortes Sonila Demiri; do flasim në vijim me prova  e dokumente konkrete.

Ndërsa SPAK-u, duhet të hetojë, diplomën që drejtori Ardit Naim Demiri, ka marrë në Universitetin e Elbasanit për mësues.(vijon...)/Pamfleti

ardit demiri ushtar i bandave të elbasanit

Lini një Përgjigje