
Juristi Kreshnik Spahiu, teksa ka komentuar aksionin për lirimin e hapësirave publike, ai tha se e mbështet si nismë dhe se ajo duhet që të vijojë.
I ftuar mbrëmjen në emisionin ‘Repolitix’, në Report Tv, ai tha se ky aksion nuk duhet që të ndërpritet si aksioni në vitin 2013.
“Rilindja urbane është sa avantazh dhe disavantazh politikë. Por të mos harrojmë se fillimi i karrierës politike të Ramës është prishja e ndërtimeve pa leje dhe e kioskave. Ka një barcalet kur pyet një i huaj një shqiptarë dhe ai i thotë 50% bëjnë kafe dhe 50% pijnë kafe dhe kjo gjë tregon numrin e lartë të bar kafeve në Shqipëri. Ne jemi një popull i dashuruar me kafen. E kanë zyrë, e kanë shtëpi, e kanë pikë takimi.
Shqiptarët e harxhojnë 99 për qind të kohës në kafe. Pra nëse ka një gjë që është pjesë e eksperiencës së tij është kjo. Është e domosdoshme sepse Rama duhet që ta vijonte atë që nisi në 2013. Që ishte një aksion vere që e la përgjysmë dhe urojmë që të mos e ndërpresë, si ai në 2023”, tha ai.
Lini një Përgjigje