Po ashtu kërkohet konfiskim i parave të gjetura, 15 mijë euro, 35 mijë paund dhe 1 milionë lekë të rinj si dhe pasuritë e tij.
SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish kreun e ARRSH-së Evis Berberi për akuzat e shpërdorimit ë detyrës, korrupsionit pasiv dhe shkeljes së barazisë në tendera.
Këtij dënimi i ulet në 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar si dhe pesë vite mos ushtrim funksionesh publike.
Po ashtu kërkohet konfiskim i parave të gjetura, 15 mijë euro, 35 mijë paund dhe 1 milionë lekë të rinj si dhe pasuritë e tij.
Për Gentian Gjylin, po ashtu ish-drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar, SPAK kërkon 1.6 vite burg për shkelje të barazisë në tendera në 2 episode dhe heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.
Për Erald Elezin, ish-drejtor i KESH, SPAK kërkoi dënimin me 1.6 vite burg për shkelje të barazisë në tendera, që ulet me 1/3, si dhe heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
Po ashtu, prokurori i SPAK, Dritan Prençi, lexoi konkluzionet përfundimtare edhe për 20 të pandehurit e tjerë të kësaj dosjeje.
Akuzat nga SPAK
Sipas SPAK, Berberi në cilësinë e kreut të dy institucioneve shtetërore, ka kërkuar dhe përfituar shuma të konsiderueshme parash nga një shoqëri e cila ka qenë fituese e tenderave në këto ente publike. Për të mundësuar marrjen e rryshfetit ka përdorur një mënyrë të tërthortë, ku shoqëria fituese e tenderave të institucioneve që ai drejtonte, i transferonte paratë në një shoqëri tjetër të kontrolluar prej tij.
Së bashku me Berberin në pranga u vendosën edhe Valter Begaj, pronari komanisë që përfitonte tenderat dhe njëkohësisht ortak i shoqërisë së zotëruar indirekt nga ana e Berberit, si dhe Ervis Lame, administratori i shoqërisë së Berberit dhe punonjës në shoqërinë e Begajt.
Sipas SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi kuotat e shoqërisë “DAAM” sh.p.k., me ortak Valter Begaj dhe administrator Ervis Lamen, shoqëri e kontrolluar prej Berberit. Por ashtu, janë sekuestruar pasuritë e blera nga kjo shoqëri, pesë ngastra toke të llojit “arë” në Mangull të Tiranës me sipërfaqe totale 34 mijë e 235 m2. Në njoftim sqarohet se “sekuestro preventive” është vendosur vetëm mbi pjesët takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.. Po ashtu, janë sekuestruar edhe 7 automjete.
Në procedurat e prokurimi, Berberi akuzohet se ka vepruar në bashkëpunim me zyrtarët e tjerë, të pandehurit Gentjan Gjyli, Erald Elezi, Artan Leskoviku, Altin Marko, Bledar Aliaj, Blerta Musabelli, Kamelia Tafaj, Ela Goxhaj, Jetmira Dervishi, Orjon Islamaj, Adrian Kroi, Genti Raça, Adela Kica, Denis Xhoxhi, Gëzim Noni, Adja Strazimiri, Shkëlqim Lusha dhe Valbona Pepa.
Shyqyr me ne fund po shohim ca drejtesi per keta hajdute te vetes dhe te mirqenies tone, boll njerez jane futur ne depresion, varferi, pamundesi ekonomike, te studiuar te shkolluar te zgjuar te paster (ajo tjetra goxha goce me doktorature e studime te thelluara u budalleps nga jeta e shfrenuar dhe ajo si keta popullit ia mori qe te krihej luhej vishej taka taksi pushime festa dhurata etj) dime te gjithe po sa jorgani dhe ate konfom ligjit madje. Uh cfare makuterie, Zot na ruaj, si perfunduam me kete ndergjegje kolektive te piset, ne nivel te ulet energjetik,nuk di as ku te besosh. Dhe ketyre sojeve jo vetem t'u merret cdo gje e pajustifikuar me norma si jetojme ne te tjeret (nese nuk e ka me biznes te vetin e te paster te ligjshem) por edhe t'u kontrollohen pasi te dalin nga burgu, se i kane fshehur keta neper offshore apo groposur neper ngastra toke. Po keshtu le te fryhen dhe te plasin me radhe te gjithe e te pastrohet kjo fare e keqe qe mos lente gjurme energjie te keqe pas po u pastrofte ne driten e Zotit dhe se shpejti ishalla dite me paqta per njerezit e mire!!!
Po denimi per Ballukun ?! Edhe ajo eshte pjese e dosjes dhe eshte koka e ketyre peshqve te vegjel .