TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Korrik 2026, 10:38

Familja Plaka hap dyert e mortit, përcillen sot në banesën e fundit çifti i bashkëshortëve të vrarë nga ish-dhëndri

Shkruar nga Pamfleti
Familja Plaka hap dyert e mortit, përcillen sot në banesën e
Familja Plaka hap dyert e mort

Fshati Vidhisht i Roskovecit është zgjuar këtë të shtunë nën një atmosferë të rëndë zie, vetëm një ditë pas krimit të dyfishtë që tronditi mbarë vendin. Banorët janë drejtuar drejt banesës së familjes Plaka, ku janë hapur dyert e mortit për bashkëshortët që humbën jetën në sulmin e armatosur të ish-dhëndrit të tyre Refit Buzi.

Të afërm, fqinj dhe miq kujtojnë çiftin si njerëz punëtorë, të qetë dhe të respektuar nga i gjithë komuniteti. Për banorët, tragjedia është ende e pabesueshme dhe askush nuk arrin të kuptojë se si një konflikt familjar përfundoi në një masakër.

Në orën 11:00, familjarë dhe qindra banorë pritet t'u japin lamtumirën e fundit dy bashkëshortëve në varrezat e fshatit, në një ceremoni mortore që pritet të zhvillohet mes dhimbjes dhe lotëve.

Ngjarja e rëndë ndodhi të premten, kur Refit Buzi, 35 vjeç ekzekutoi me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, Arben Plaka, ndërsa plagosi rëndë ish-vjehrrën, e cila më pas ndërroi jetë në spital. Gjatë sulmit, ai mori peng edhe ish-bashkëshorten e tij, Rozalinda Plaka, e cila u la e lirë pas ndërhyrjes dhe negociatave të forcave RENEA.

Pas disa orësh negociata me polcinë për t'u dorëzuar, autori vrau veten me armë brenda automjetit. 

Ndërkohë, ceremonia mortore për autorin do të zhvillohet paraditen e së dielës. Ky vendim është marrë për të shmangur çdo përplasje apo tension mes dy familjeve, të cilat jetojnë në të njëjtin fshat dhe përdorin të njëjtat varreza.

Edhe pse ka kaluar 1 ditë  nga tragjedia, banorët e Vidhishtit thonë se qetësia e fshatit është thyer përgjithmonë. Krimi që shkatërroi një familje ka lënë pas një plagë të thellë, e cila do të mbetet gjatë në kujtesën e komunitetit.

 

 

vrasja tragjike ne roskovec refit buzi

Lini një Përgjigje