
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 3 vite burg për ish-kryetarin e Bashkisë Himarë, Jorgo Goro.
SPAK kërkon dënimin me tre vite burg për akuzat “Shpërdorim detyre” dhe “Refuzim për deklarim pasurie” dhe “Fshehje pasurie”.
Për zyrtarin Jerasimo Basho u dha pretenca po për 3 vjet burgim dhe juristi Vezir Gjikoka për 2 vjet burgim.
SPAK kërkon konfiskimin e sipërfaqeve të tokave të sekuestruara, si dhe apartamentin e Jorgo Goros të sekuestruar.
Një tjetër kërkesë ishte konfiskimi edhe i 10 mijë metrave katrorë tokë, që do kalonin për investime strategjike në plazhin e Gjipesë.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbylli hetimet më 7 shkurtdhe dërgoi dosjen në GJKKO, për ish-kryetarin e Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, i akuzuar për “shpërdorim detyre”, si dhe 2 drejtorët.
Lini një Përgjigje