TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Shtator 2025, 12:02

SPAK nuk do shkojë deri te Rama, Altin Dumanit do t’i ofrohet posti i ministrit!

Shkruar nga Pamfleti
SPAK nuk do shkojë deri te Rama, Altin Dumanit do t’i ofrohet posti i
Avokati Spartak Ngjela


Avokati Spartak Ngjela thotë se edhe Edi Rama është i trembur nga SPAK, por ndan bindjen se Prokuroria e Posaçme nuk do shkojë deri te Kryeministri.

Ai deklaroi se kreun e SPAK, Altin Dumanin e thirrën në SHBA, për të thelluar luftën kundër korrupsionin, por hedh dyshime se mund t’i ofrohet një post më të lartë. 

Sipas avokatit Dumanin mund ta bëjnë ministër të Drejtësisë.

"Këta menduan se mund të blejnë gjithçka, por SPAK-un nuk e blenë dot. Andej do kalojnë gjithë ata që kanë futur duart në krim. Gjithsecilit i lind mendimi dhe e drejta të ketë mendimin e saj, pse e thirrën Dumanin në SHBA. 

Nuk e kanë thirrur kot, por për të thelluar luftën antikorrupsion në Shqipëri. Nëse do shkojnë lart te socialistët, është shumica në parlament dhe nuk heq imunitetet. Çështja është çdo bëhet me socialistët, ata i kanë lëshuar dy tre herë.

Por nuk janë vetëm ata ka kryetarë bashkie brenda, është një proces penal me shumë aktorë kundër socialistëve, por pyetja kryesore është kjo: do shkojë deri tek Rama? Po të shkoj te Rama. Mazhoranca do e lëshojë Ramën? Jo! 

Por nuk i dihet se çfarë ndodh se është dhe forca e Uashingtonit. Ata me anë të SPAK duan ta sjellin Shqipërinë në Europë. Është në proces penal dhe Saliu, pyetja është a do dënohet? SPAK nuk ka dhënë asnjë pafajësi deri tani. 

Mund ta lënë që të kalojë koha dhe ta kapë parashkrimi, kjo mund të jetë e vetmja gjë, ndryshe nuk rregullohet dot. Se janë dhe mekanizmat e avokatëve, se gjen mënyrë proceduriale avokati dhe nuk ke pse e akuzon. 

Cili do jetë pretendenti për të qenë Prokuror i Përgjithshëm në Shqipëri? Rama ka investiguar subjektet që do ketë në qeveri, ka kërkuar ndihmën e shërbimeve sekrete që ata që do emërojë ministra të jenë të pastër, se kanë lidhje me SHBA dhe Uashingtonin, se është FBI në mes. 

Koha i ka ardhur që ta ketë qeverinë me personalitete, shenjat janë që e ka kuptuar në këto momente që jemi në këtë situatë historike, duhet një qeveri e nivelit të lartë. Dumani është në ikje pse e thërritën? Atëherë kanë plan për më lartë. 

Mbase e bëjnë ministër të Drejtësisë. Por nëse është thirrur për probleme sekrete, ajo është çështje tjetër. Ose është thirrur që ky të jetë mbështetja amerikane në qeverinë e ardhshme, ose sekretet që ka ky. 

Kryesorja është që për të vajtur më lart se ç’ishte është Rama ai që e ka në dorë. Të gjithë personat teknikë janë kthyer në politikë, ai është fenomen në një shtet demokratik. 

Zakonisht Prokurorin e Përgjithshëm, Uashingtoni e thërret për Kryeministër. Nuk mundet për Kryeministër, por ka mundësi që t’i ofrohet një post më i lartë nga sa ka qenë. Është i kursyer në të folur, flet saktë profesionalisht.", tha Ngjela për Mcn TV.

edi rama dhe altin dumani

Lini një Përgjigje