TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Shtator 2025, 11:02

I rrëzohet kërkesa, Apeli i GJKKO lë në qeli Ilir Metën

Shkruar nga Pamfleti

I rrëzohet kërkesa, Apeli i GJKKO lë në qeli Ilir Metën

Apeli i GJKKO-së rrëzoi kërkesën e ish-Presidentit Ilir Meta, i cili prej muajit tetor të 2024 ndodhet në qeli me kërkesë të SPAK.

Ndaj Presidentit të PL-së janë ngritur akuzat për korrupsion pasiv, pastrim parash, fshehje pasurie dhe fallsifikim të vulave e stampave, ndërsa dosja e tij ka kaluar për gjykim.

Do të jetë gjyqtarja Irena Gjoka, e cila do të vendosë nëse kjo dosje do të kalojë ose jo për gjykim në një process të rregullt, ndërsa Meta po insiston në ndryshimin e masës së sigurisë, por edhe në zëvendësimin e gjyqtares paraprake, e cila duhet të vlerësojë aktet e Prokurorisë Speciale.

“Ne do të vazhdojmë me kërkesat për zëvendësimin e masës së sigurisë”, u shpreh Kujtim Cakrani, avokati i Ilir Metës, pasi Apeli i GJKKO-së rrëzoi kërkesën për lirimin e ish-Presidentit nga qelia.

Cakrani tha se qofshin prokurorë apo gjyqtarë e kanë gabim nëse mendojnë se mund të tallen me ne, duke paralajmëruar vijimin e betejës ligjore.  

Lini një Përgjigje