TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Maj 2025, 11:28

SPAK nxjerr blof Tom Doshin, GJKKO kontroll biznesit dhe mjetit të kreut të PSD në Malësi të Madhe për blerje votash

Shkruar nga Pamfleti

Shumat monetare sipas SPAK merren nga përfaqësues të tjerë të kësaj partie politike, të cilët punojnë në qarkun e Shkodrës.

SPAK nxjerr blof Tom Doshin, GJKKO kontroll biznesit dhe mjetit të kreut
Tom Doshi dhe Ardian Hysa

Edhe pse Partia Social Demokrate e Tom Doshit ka mohuar lajmet për përfshirjen në veprimtari të paligjshme të disa anëtarëve të shtabeve elektorale të kësaj partie në veri të vendit, e vërteta qëndron ndryshe.

Mësohet se me urdhër të gjyqtarit Erjon Bani, GJKKO ka ushtuar kontrolle në biznesin dhe makinën Benz Mercedes të kreut të PSD në Malësi të Madhe, Ardian Hysa për blerje votash.

SPAK nxjerr blof Tom Doshin, GJKKO kontroll biznesit dhe mjetit të kreut

Gjithashtu kontroll personal dhe banese i është ushtruar edhe një qytetari nga Kopliku, Florenc Kalaj, i cili dyshohet se i ka kërkuar favor Ardian Hysës në këmbim të votave të tij dhe familjarëve të tij.

Në dosje evidentohet se nga referimi që është bërë në SPAK nga oficerët e policisë gjyqësore të Shkodrës, hidhen dyshime se Kryetari aktual i PSD-së Malësi të Madhe Ardian Hysa, 46-vjeç, nga Kopliku, është angazhuar në fushatë zgjedhore për PSD-në e Tom Doshit, duke ofruar para për zgjedhës të ndryshëm kryesisht në zonën e Malësisë së Madhe. Shumat monetare sipas SPAK dyshohet se merren nga përfaqësues të tjerë të kësaj partie politike, të cilët punojnë në qarkun e Shkodrës.

SPAK ka marrë në pyetje oficerët e policisë gjyqësore, të cilët kanë referuar materialin hetimor, Besmir Çardaku dhe Esmira Kurtaj, të cilët kanë thënë se informacionin e kanë marrë nga 3 burime të ndryshme policore për përfshirjen e kryetarit të PSD në Malësi të Madhe në blerje votash.

Policia ka zbardhur një komunikim të Ardian Hysës me qytetarin Florenc Tonin Kalaj, i cili i kërkon favore në këmbim të votave, edhe të njerëzve të tij.

Florenc Tonin Kalaj: Perzotin tash se di une jane pak vota e burr si i thone i kam te atyne qe janë njerzve te mi a kupton po une perzotin e kam i fije te veshtire me shku vete prej problemit qe kaт a kupton..".." Po se di neqoftese bahet na i gjo si i thone asaj fales me mujt me mare ate letren..",
Ardian Hysa: “Flasim prej afer..”

Pas disa minutash, shtetasit e mësipërm komunikojmnë përsëri dhe shprehen se do të komunikojnë nëpërmjet platformës Whatsapp.

Një tejtër komunikim i datës 5 maj 2025, kryetari i PSD Malësi të Madhe merr një mesazh nga një tjetër person që i shkruan "..Aa ja itash ika prej Koplikut se pata ul ata me mar kartat..”. Pra një person që ka mbledhur kartat e qytetarëve për të votuar.

SPAK thotë se nga përmbajta e këtyre komunikimeve krijohet bindja se Ardian Hysa në bashkëpunim me shtetas të tjerë ende të identifikuar, janë të përfshirë jo vetëm në blerje votash por edhe në marrja kartash qytetarëve të ndryshëm me me qëllim që këta të fundit të mos marrin pjesë në votimet e 11 Majit 2025. Për të gjitha këto dyshime SPAK kërkoi në GJKKO kontrollin e Ardian Hysës dhe Florenc Kalajt.

spak nxjerr blof tom doshin

Lini një Përgjigje