TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Maj 2025, 12:29

SPAK godet partinë e Tom Doshit në Shkodër për krime zgjedhore; Dumani në krye të “Task-Forcës”; dyshohet për disa të shoqëruar

Shkruar nga Pamfleti

Personat që po procedohen penalisht janë anëtarë të shtabit elektoral të Partisë Social Demokrate të drejtuar nga Tom Doshi.

SPAK godet partinë e Tom Doshit në Shkodër për krime
Tom Doshi dhe kreu i SPAK, Altin Dumani

SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Policia e Shkodrës ditën e sotme po kryejnë kontrolle dhe veprime hetimore në Malësi të Madhe, Barbullush, Bushat dhe Mjedë në kuadër të parandalimit të krimeve zgjedhore.

Procedimet penale që janë regjistruar nga SPAK për krime zgjedhore në Shkodër.

Agjentët e BKH po mbështeten në terren nga oficer dhe patrulla të bluve të Shkodrës.

Në terren është edhe Altin Dumani, i cili është në krye të “Task-Forcës” për krime zgjedhore, ndërsa mësohet se ka persona të ndaluar.

Kreu i SPAK, sipas burimeve, ka vënë theksin tek zbulimi i krimeve zgjedhore.Altin Dumani deklaroi se SPAK ka procedime konkrete dhe se është lidhur me krimet zgjedhore dhe se pritshmëritë janë të mëdha.

Po ashtu Dumani ka kërkuar që në rastet kur ka akuza apo deklarata publike për shitblerje vote personat që bëjnë këto akuza të thirren për të bërë kallëzim në polici dhe prokurori dhe të mos neglizhohen si raste.

Më tej ai kërkoi që policia dhe prokuroria të jenë sa më vigjilente lidhur me krimet zgjedhore në këto ditë të fundit të fushatës elektorale.

SPAK godet partinë e Tom Doshit në Shkodër për krime
Altin Dumani largohet nga prokuroria e Shkodrës pas një takimi me prokurorin Albert Murçaj.

Ndërkohë Euronews shkruan se personat që po procedohen penalisht janë anëtarë të shtabit elektoral të Partisë Social Demokrate të drejtuar nga Tom Doshi.

Ndërkohë përmes një postimi në rrjetet sociale SPAK bën me dije se deri më tani kanë nisur hetimet për 35 materiale kallëzuese.

Për çështjen ndërkohë ende nuk ka një komunikim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme.

spak godet partinë e tom doshit në shkodër altin dumani në krye të “task-forcës”

Lini një Përgjigje