
Avokati Rezart Kthupi ka folur për drejtësinë e re dhe se çfarë pritet prej SPAK gjatë këtij viti. Kthupi u shpreh se arkitektura e sistemit të drejtësisë nuk duhet të preket.
“Mënyra se si funksionon sistemi i drejtësisë, është arkitektura, pra si zgjidhen si plotësohen vakancat, pjesa tjetër e legjislacionin është ana tjetër e medaljes. Por shqetësuese është nëse do të shkohet drejt prekjes së arkitekturës. Arkitektura e sistemit të drejtësisë nuk duhet të preket”, tha ai për “Abc News”.
Kthupi u shpreh gjithashtu se është urgjente që të zgjidhet çështje e dosjeve të prapambetura, ndërsa shtoi se legjislacioni duhet të rishikohet.
Avokati theksoi se “duhen edhe disa ndryshime për mënyrën se si zhvillohet gjyqi që të mos arrihet në stërzgjatje”.
“Ne duhet të zgjidhim në mënyrë urgjente dosjet e prapambetura. Sot që flasim Gjykata e Apelit është e stërmbytur. Duhet t’i jepet një shtysë, të krijohen kushte, infrastrukturë dhe burime njerëzore. Duhet të kemi edhe disa ndryshime për mënyrën se si zhvillohet gjyqi që të mos arrihet në stërzgjatje”, deklaroi ai.
Lini një Përgjigje