TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Shtator 2023, 09:28

Spartak Ngjela bën paralajmërimin e fortë: PD shpallet ‘non grata’ nëse bashkohet me Berishën!

Shkruar nga Pamfleti
Spartak Ngjela bën paralajmërimin e fortë: PD shpallet ‘non
Spartak Ngjela

"Blinken deklaroi se në rast se Partinë Demokratike, e merr dhe e drejton Berisha, do të nxjerrim non grata të gjithë Partinë Demokratike"

Avokati Spartak Ngjela tha në një intervistë për mediat tha se sekretari amerikan Antony Blinken ka paralajmëruar më herët se nëse Partia Demokratike do të drejtohet nga Sali Berisha, i shpallur “non grata” nga SHBA, atëherë e gjithë partia do të shpallet “non grata”

Ngjela shtoi se shqiptarëve nuk ka ç’u duhet një i shpallur “non grata” nga SHBA, pasi është kjo e fundit e cila i garanton mbrojtjen dhe sigurinë.

Blinkeni deklaroi, në rast se Partinë Demokratike, e merr dhe e drejton Berisha, do të nxjerrim “non grata” të gjithë Partinë Demokratike. E kanë shumë të ndjeshëm dhe sensiv në funksion kombëtar dhe ndërkombëtar, amerikanët nxjerrjen “non grata” të një personaliteti të huaj.

Ky bën sikur nuk kupton dhe del e bën foltore kundër Amerikës në një kohë që e gjithë ekzistenca jonë sot, që të mos pësojmë goditje në funksion të Kosovës është mbrojtja e amerikanëve. Ky është “non grata” me Amerikën, për ça u duhet Shqiptarëve ky, për budallallëqet që thotë?!”-tha Spartak Ngjela.

Avokati Ngjela komentoi po ashtu edhe rastin e Himarës, ku tha nuk ka minoritet dhe banorët e saj janë shqiptarë.

Sipas Ngjelës, Himara është kryeqendra e Labërisë dhe himarjotët këndojnë labçe.

Gjithë pikësynimi ka 20 vjet që është te Himara dhe Saliu u dha të drejtën e minoritetit. Ku ka minoritet në Labëri?! Himara është kryeqendra e Labërisë! Ik pyeti himarjotët si këndojnë? Labçe! Se është një lagje atje që ka qenë në marrëdhënie tregtare me Greqinë, tani ndoshta kanë mësuar por deri në ‘90 që i kam njohur unë flisnin shatra-patra, gjysmë shqip, gjysmë greqisht”, tha Ngjela.

spartak ngjela pd sali berisha

Lini një Përgjigje