TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Gusht 2025, 16:53

“Spitali Onkologjik 33 ditë pa brakiterapi”, Stafa thirrje qeverisë: Kanceri nuk pret tenderët e ministrisë!

Shkruar nga Pamfleti

“Spitali Onkologjik 33 ditë pa brakiterapi”, Stafa thirrje

Një tjetër skandal ka ndodhur në spitalin Onkologjik në Tiranë. Prej më shumë se një muaji, mungon aparatura e brakiterapisë, duke lënë pa trajtim dhjetëra paciente që vuajnë nga kanceri gjinekologjik.

Gazetari Osman Stafa ka ngritur alarmin publikisht, duke e cilësuar situatën “kriminale” dhe një dëm të drejtpërdrejtë për pacientet me kancer gjinekologjik. Ai bën thirrje që institucionet shëndetësore të mbajnë përgjegjësi.

Gazetari thotë se pajisja e brakiterapisë në Spitalin Onkologjik ka dalë jashtë funksionit për shkak të moskryerjes së mirëmbajtjes teknike, duke lënë pacientët pa një trajtim të domosdoshëm në luftën kundër kancerit.

Me tonë të ashpra, Stafa thekson se kanceri nuk pret tenderët e ministrisë, nuk njeh burokracitë dhe as paaftësinë kriminale të atyre që e kanë kthyer shëndetësinë në çiflig personal.

“Prej 33 ditësh me radhë, pajisja e Brakiterapisë në Spitalin Onkologjik është jashtë funksionit. Shkak është mosbërja e procesit të mirëmbajtjes.

Pse nuk iu bë, dhe pse nuk i bëhet mirëmbajtja e kësaj pajisjeje?

Kush është përgjegjës për mirëmbajtjen e kësaj pajisjeje?

Për shkak të mungesës së mirëmbajtjes teknike, nuk jepet shërbim për gratë që vuajnë nga kanceri gjinekologjik.

Kanceri nuk pret tenderët e ministrisë, nuk njeh burokracitë dhe as paaftësinë kriminale të atyre që e kanë kthyer shëndetësinë në çiflig personal.

Në çdo vend normal, ministri i Shëndetësisë do kishte dhënë dorëheqjen që ditën e parë.

Kjo situatë s’është normale.

Është kriminale.

A kështu ecën karvani përpara?

Turp!”, shkruan Osman Stafa.

Lini një Përgjigje