TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Shtator 2025, 11:50

‘Sterilizimi’/ Nis gjyqi në GJKKO për ish-ministrin Beqaj: Prokuroria nuk më ka njoftuar asnjë akuzë

Shkruar nga Pamfleti

‘Sterilizimi’/ Nis gjyqi në GJKKO për ish-ministrin Beqaj:

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj do të gjykohet me gjykim të zakonshëm për akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të stukturuar kriminal.

Beqaj gjykohet nga gjyqtaret e posaçëm, Rudina Palloj, Irena Gjoka, Erjon Çela. Në nisje të procesit ai deklaroi se  akuza e re nuk i është komunikuar kurrë.

"Për mua çdo lloj trupe gjyqësore në këtë seancë është e paligjshme, nuk e kam me ju personalisht. Është një situatë paligjshmërie, pasi nuk kam asnjë njoftim akuze nga prokuroria për vjedhje, jam njoftuar vetem për shpërdorim detyre", tha Beqaj.

 

Lini një Përgjigje