
38% e Shqiptarëve, kryesisht nga veriu dëshirojnë të emigrojnë drejt Mbretësisë së Bashkuar.
Sondazhi i kryer nga Swiss Contact dhe i financuar nga Qeveria e MB ka publikuar statistika befasuese në lidhje me dëshirën për emigrim të shqiptarëve.
59% e tyre synojnë Britaninë e Madhe, 20% kanë zgjedhur Gjermaninë dhe vetëm 7% zgjodhën Shtetet e Bashkuara. Për më tepër, 47% e individëve që donin të transferoheshin në Britani tashmë kanë të afërm që banojnë atje.
Vitin e kaluar, 45,700 emigrantë shkuan drejt Mbretërisë së Bashkuar. Midis këtij grupi, një e katërta ishin shqiptarë. Një përfaqësues nga Home Office theksoi se qeveria britanike vlerëson përpjekjet bashkëpunuese me qeverinë shqiptare për të trajtuar emigracionin e paligjshëm.
“Ne do të vazhdojmë të luftojmë aktivitetet e rrjeteve të organizuara kriminale, të përshpejtojmë largimin e individëve pa të drejtë të jenë në MB dhe të rrisim ndërgjegjësimin e emigrantëve për rreziqet e kalimeve me varka të vogla. Krahasuar me vitin e kaluar, numri i mbërritjeve të anijeve të vogla shqiptare ka rënë me pothuajse 90%. Ne kemi riatdhesuar me sukses rreth 1800 shtetas shqiptarë që banonin në Britaninë e Madhe pa autorizim ligjor”, u shpreh ai.
Lini një Përgjigje