
Stuhia “Ciaran” që goditi Tiranën ka përmbytur kryeqytetin në pak minuta.
Si pasojë e motit të keq një efektiv i policisë është plagosur.
Një objekt ka dëmtuar në kokë efektivin dhe tani ai ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Tiranë-Më datë 03.11.2023, rreth orës 13:00, në afërsi të pallatit me shigjeta, si pasojë e rreshjeve, është shkëputur një objekt dhe ka dëmtuar në kokë shtetasin M. Xh., 37 vjeç, punonjës i Komisariatit të Policisë Rrugore, i planëzuar me shërbim.
Shtetasi M. Xh. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Lini një Përgjigje