TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Nëntor 2023, 13:40

Dita bëhet natë në Tiranë, stuhia e fuqishme bllokon qarkullimin; Lana del nga shtrati

Shkruar nga Pamfleti

Dita bëhet natë në Tiranë, stuhia e fuqishme bllokon

Kryeqyteti është përfshirë nga reshje të pazakonta, ndërsa disa rrugë janë përmbytur duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Stuhia Ciaran, që ka prekur shumë vende të Europës, ka mbërritur edhe në vendin tonë. Kryeqyteti është përfshirë nga reshje të pazakonta, ndërsa disa rrugë janë përmbytur duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Sakaq lumi i Lanës ka dalë nga shtrati te Pallati me Shigjeta.

Sipas Meteoalb, në Shqipëri do të bjerë deri në 95 mm shi’.

Dita bëhet natë në Tiranë, stuhia e fuqishme bllokon

Një nga akset rrugore më të qarkullueshme autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar nga trafiku si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, që kanë përfshirë vendin mesditën e sotme, të cilat kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e makinave. Ndërkohë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, qarkullimi është bllokuar pasi rrugët janë përmbytur deri në disa centimetra,

Lini një Përgjigje