Aktualitet25 Qershor 2024, 15:39

Tabaku për skandalin te Onkologjiku: Çnjerëzore se si mund të bëhet biznes me vdekjen

Shkruar nga Pamfleti

Tabaku për skandalin te Onkologjiku: Çnjerëzore se si mund

Deputetja Jorida Tabaku, ka folur në lidhje me megaskandalin në spitalin e Onkologjikut pranë QSUT-së. Ajo u shpreh se është e pabesueshme se si mund të bëhet biznes me vdekjen dhe se kjo që ka ndodhur është çnjerëzore.

Tabaku u shpreh se skandal akoma më i madh është fakti që në këtë skemë abuzive ishte e përfshirë edhe zv/drejtoresha e Onokologjikut.

Më tej, Tabaku u shpreh në "News 24" se “kur ne i përmendim dhe i denoncojmë këto abuzime na thonë se bëni politikë me sëmundjen, por sot rezultoi që denoncimet tona janë të vërteta dhe ajo që pamë ishte një skandal se si bëhej biznes me sëmundjen dhe vdekjen”.

Jorida Tabaku: Është e pabesueshme se si mund të bëhet biznes me vdekjen dhe se kjo që ka ndodhur është çnjerëzore. Ndërkohë skandal akoma më i madh është fakti që në këtë skemë abuzive ishte e përfshirë edhe zv,drejtoresha e Onokologjikut. Një skemë e cila ishte ndërtuar nga mjekët, doktorët e punonjësit ndërkohë që në dijeni ka qenë edhe zv. drejtoresha kjo është skandaloze. Dhe pacientët kanë qenë në faza të ndryshme të trajtimeve, mes tyre ka padue dhe fëmijë. Ka edhe qytetarë të cilët nuk i përballojnë dot kostot as në spitalet shtetërore, e ata i orientonin drejt privatit. Është skandaloze. Ajo që dua të them sot është se kur ne i përmendim dhe i denoncojmë këto abuzime na thonë se bëni politikë me sëmundjen, por sot rezultoi që denoncimet tona janë të vërteta dhe ajo që pamë ishte një skandal se si bëhej biznes me sëmundjen dhe vdekjen.