TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Nëntor 2025, 19:34

'Të Pashoq'/ Shemsi Prençi 'zbardh' atentatin e Rinasit!

Shkruar nga Pamfleti

 

'Të Pashoq'/ Shemsi Prençi 'zbardh' atentatin e

Sonte në “Të Pashoq” në kanalin në “Youtube” të “Pamfletit” do të flitet për dështimin e plotë të protestës së opozitës para Kryeministrisë. Pjesëmarrja qesharake, foltorja dhe pyetja që digjet në çdo gojë: a i ka ardhur fundi protestave të opozitës pas humbjeve të njëpasnjëshme zgjedhore të PD-së? A është Sali Berisha pengesa e vetme për ringritjen e saj, apo duhet të largohet njëherë e mirë? Dhe nëse po, kush mund ta zëvendësojë pa e çuar partinë në greminë? Për të zbërthyer gjithçka pa filtër do të jenë në studio analisti Mentor Kikia dhe ish-kandidati i PD-së për deputet, Aulon Kalaja.

Në pjesën e dytë zhytemi në atentatin e bujshëm të Rinasit që tronditi vendin. Çfarë pistash po ndjek policia, cilat prova të reja kanë dalë nga hetimet dhe ku e ka humbur topin sërish policia shqiptare? Kush ishin informatorët? Për një analizë të thellë dhe të detajuar do të jetë i ftuar, ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi, i cili i njeh si askush tjetër labirintet e krimit dhe të institucioneve.

Për këto dhe shumë të tjera, na ndiqni SONTE në orën 20:00, ekskluzivisht në kanalin në YouTube të Pamfletit.

1 Komente

  1. A
    Argita

    SALIU, eshte fatkeqsia e ketij kombi dhe per interesat e tij personale, ky MISIONAR i MADHERISHEM, do shkaterroj edhe PD, si shkaterroj gjithcka ne Shqiperi. Ky tradhetar, vet nuk iken. SPAKU te beje detyren dhe nga ana tjeter demokratet e ndershem. Por dera sa mban afer ZAGARIN Noka e te tjere , do jete shume e veshtire.

    Lini një Përgjigje