TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Nëntor 2025, 18:48

Berisha në SPAK për “21 Janarin”, Genc Gjokutaj: Audioja e re nuk e implikon kreun e PD, s'dihet kush flet!

Shkruar nga Pamfleti

Berisha në SPAK për “21 Janarin”, Genc Gjokutaj: Audioja e

Avokati Genc Gjokutaj, që përfaqëson kryetarin e PD-së, ka treguar detaje për thirrjen e Sali Berishës në SPAK në lidhje me çështjen e 21 Janarit.

Në “Syri TV”, Gjokutaj është shprehur se, sa herë që qeveria ndodhet në vështirësi kërkon që të nxjerrë një çështje tjetër që të zhurmojë opinionin publik.

Sipas tij, prova e re që pretendohet është regjistrimi audio i dorëzuar nga gazetari Artan Hoxha, që sipas Gjokutajt nuk e implikon aspak kryedemokratin, Sali Berisha.

"Gjë e re këta quajnë një audio që gazetari Artan Hoxha e ka vënë në dispozicion. Po. Ajo është një, e para është një audio që nuk implikon fare zotin Berisha, së pari. Së dyti, ajo, sepse këtu kemi të bëjmë jo vetëm një organ që nuk është kompetent ta hetojë sepse, sepse e ka shpallur krye të herës kompetencën, po, sepse nuk ka asnjë provë apo indicie që të përfshihet Berisha në atë ngjarje, dhe së dyti, prova mbi të cilën mbështeten këta që quhet, nuk është provë në kuptim të ligjit, si nga fuqia provuese e saj ashtu dhe në formën që kërkon ligji për t'u marrë.

Pra, ajo është një audio e cila nuk dihet kush është, nga kush është bërë, me çfarë mjeti është bërë, e kupton? Dhe pse është mbajtur për, për, për 13 vjet, 14 vjet e fshehur dhe mbas 13-14 vjetëve na del një provë e re e cila, e cila gjoja, paskërka hapur horizont SPAK-ut edhe organit të hetimit”, theksoi avokati.

Lini një Përgjigje