
Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash, kryesisht në orët e mesditës deri pasdite. Reshjet e shiut do të jenë të dobëta, vetëm përgjatë maleve.
Temperatura më e lartë do të regjistrohet në Elbasan ku vlera maksimale parashikohet 36 gradë.
Era do të fryjë lehtë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, në bregdet dhe lugina, ndërsa hera-herës do të arrijë deri 11m/s
Valëzimi forcës në det parashikohet 1-2 ballë.


Lini një Përgjigje