
Situata e zjarrit në Poliçan duket se ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa sipas Kryebashkiakut Adriatik Zotkaj, flakët rrezikojnë edhe qytetin.
Referuar të dhënave, si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë një pllajë, pranë kombinatit të Poliçanit, i gjithë qyteti është pushtuar nga tymi. Ndërkohë janë evakuuar të moshuarit në azilin e pleqve, si dhe janë evakuuar banorët e Plirezës.
Flakët gjithashtu rrezikojnë fshatin Mbrakull. Në terren, sipas kryebashkiakut Adriatik Zotkaj, janë rreth 120 forca, por për shkak të erës së fortë, flakët përhapen dhe është e vështirë të vihen nën kontroll.
“Nga zjarri, nga pllaja, rrezikohet qyteti. Kemi kërkuar ndihmë me helikopter dhe përmes tokës, janë në terren mbi 120 forca, por kemi në disfavor erën e fortë”, thotë në apelin e tij kryebashkiaku.
Lini një Përgjigje