Aktualitet19 Maj 2023, 10:20

Temperatura të larta dhe reshje shiu, Lajda Porja tregon se si do të jetë moti në fundjavë

Shkruar nga Pamfleti

Temperatura të larta dhe reshje shiu, Lajda Porja tregon se si do të

Sinoptikania Lajda Porja ka folur në lidhje me parashikimin e motit për ditët në vijim.

Në një lidhje live me News 24, Porja tha se fundjava do të shoqërohet me temperatura relativisht të larta, por do të ketë reshje shiu.

Më tej, ajo shtoi se edhe gjatë verës, përpos temperaturave të larta, nuk do të mungojnë as stuhitë tropikale.

“Maji ka qenë i lagësht. Të dielën do të ketë reshje shiu. Reshjet kanë qenë në përmasa të pakta dhe aspak problematike, krahasuar me Italinë. Deri në datat 28-29 do të jenë prezente reshjet. Zakonisht do të ndodhin pas orës 13:00. Ajo çfarë do jetë më ndryshe janë parametrat e temperaturave. Fundi i majit do sjellë temperatura relativisht më të larta, por prezenca e reshjeve do të jetë. Nëse e llogaris me majin e kaluar kishte nisur sezoni i plazhit dhe me temperatura 32-33 gradë. Java e parë e qershorit do të shoqërohet me temperature të larta. Deri më datë 11 dhe 12 do te këtë prezencë të reshjeve, megjithatë pritet një situatë më e përmirësuar për pjesën e dytë të qershorit. Gjatë verës nuk do të mungojnë stuhitë tropikale. Pra nuk do të presim një verë të nxehtë”, u shpreh Porja.

reshje shiu temperatura lajda porja moti