Aktualitet19 Maj 2023, 09:59

Në burg për blerje votash, Fredi Beleri del të hënën para GJKKO

Shkruar nga Pamfleti
Në burg për blerje votash, Fredi Beleri del të hënën
Fredi Beleri

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri do të dalë të hënën para Gjykatës së Posaçme.

Dosja e Fredi Belerit, i cili fitoi zgjedhjet për kryebashkiak dhe është në burg për blerje votash, i ka kaluar SPAK dhe të hënën në orën 13:00 do të mbahet seanca e parë në GJKKO. Mësohet se gjyqtare e çështjes është Atalanta Zeqiri.

Fredi Beleri, i akuzuar për blerje të 8 votave për 40 mijë lekë të reja, do të qëndrojë në masën e sigurisë “arrest në burg”, dhënë nga Gjykata e Vlorës, e cila pas vendimit shpalli mos kompetencë dhe dosja hetimore tashmë kalon në SPAK.

E pranishme në seancë ishte edhe ambasadorja greke në Tiranë, Konstantina Kamitsi. Mësohet se në sallën e gjyqit Beleri ka deklaruar se nuk ka lidhje me akuzën. Ai pretendoi para trupës gjykuese se në lokal, momentin kur u arrestua nga agjentët e policisë, ishte me të afërm të tij dhe se me lekët nuk kishin qëllim blerjen e votave.

fredi beleri gjkko burg blerje votash